Lidhje

GNK bën thirrje për ndryshime në planin e OKB-së për Kosovën


Një organizatë e pavarur thotë se Shtetet e Bashkuara dhe Bashkimi Evropian duhet të ndryshojnë pjesë të planit të OKB-së për të ardhmen e Kosovës për të mundësuar kompromisin me Rusisë.

Në një raport të publikuar dje, Grupi Ndërkombëtar i Krizave u bën thirrje qeverive perendimore të emërojnë një të dërguar të posaçëm për pakicat serbe në Kosovë dhe të vendosin një moratorium dy vjeçar para se Kosova të mund të kërkojë anëtarësim në OKB.

Raporti thotë gjithashtu se udhëheqja shqiptare nuk duhet ta shpallë pavarësinë në mënyrë të njëanshme ndërkohë që bëjnë përgatitjet administrative dhe legjislative për shtetësinë. Raporti shton se udhëheqësit shqiptarë të Kosovës duhet të bien dakord për simbolet shumetnike të shtetit të ardhshëm dhe të hartojnë një strategji për të mbrojtur komunitetin serb gjatë javëve të para të pavarësisë. //rd//

XS
SM
MD
LG