Lidhje

Kandidatët republikanë për president, në debatin e dytë


Dhjetë kandidatë republikanë që kërkojnë emërimin e partisë së tyre për kandidat për president do të zhvillojnë sonte debatin e tyre të dytë televiziv këtë muaj. Ish kryetari i Bashkisë së Nju Jorkut, Rudi Xhuliani, Senatori nga Arizona, Xhon Mekein dhe ish guvernatori i shtetit Masaçusets, Mit Romni, janë në krye të garës së republikanëve që aspirojnë Shtëpinë e Bardhë në vitin 2008.

Në debatin e parë të republikanëve në Kaliforni në fillim të këtij muaji, që të tre shprehën mbështetjen e tyre për vazhdimin e luftës në Irak. Disa ekspertë thonë se fokusi i debatit ka të ngjarë të jetë Rudi Xhuliani dhe qendrimi i tij ndaj abortit. Ai ka thënë se është kundër abortit, por mbështet të drejtën e grave për të marrë vendim. Aborti është një çështje kyç për shumë votues konservatorë që mbështesin republikanët. //rd//

XS
SM
MD
LG