Lidhje

Janë iPodët të dëmshëm për pacientët me pejsmejkër?


Një studim i ri tregon se iPodët – pajisjet e vogla portative që përdoren për të regjistruar muzikë – mund të shkaktojnë të rrahura të çrregullta të zemrës te njerëzit që kanë pejsmejkër. Autori i studimit është një adoleshent amerikan i cili punoi së bashku me një kardiolog.

iPodët nuk janë ekskluzivisht për të rinjtë, megjithëse kardiologët thonë se shumë pak nga pacientët e tyre me pacemaker i përdorin ata. Por disa i përdorin. Dhe ky fakt nxiti tek 17 vjeçari Jay Thaker, nxënës në shkollën e mesme, dëshirën për të zbuluar në se iPodët ndikojnë në funksionimin e pacemakërit.

Thaker punoi me studiuesit në Universitetin e Miçiganit dhe në Universitetin shtetëror të Miçiganit. Ata testuan 83 pacientë me pacemaker duke vendosur një iPod vetëm disa centrimetra nga zemra e pacientëve.

Tek gjysma e pacientëve që u testuan, impulsi elektrik nga iPodi nuk lejonte pacemaker-in të dallonte ritmin e vërtetë të zemrës. Në një pacient, iPodi bëri që pacemakeri të ndalonte fare.

“Sollëm iPodin pranë pacemaker-it dhe e mbajtëm të ndezur. Pamë se pacemaker-i nuk po irregullonte më të rrahurat e zemrës por më pas filloi përsëri”.

Thaker e paraqiti zbulimin e tij para kardiologëve. Ai punoi me doktor Krit Jongnarangsin në Universitetin e Miçiganit që është edhe bashkëautor i studimit.

“Nuk është e pazakontë të kesh nxënës së shkollave të mesme që ndihmojnë në studime. Por ajo që më habiti ishte se ideja e studimit erdhi vetëm prej tij”.

Studimi nuk testoi pajisje të tjera që luajnë muzikë por shumë të tilla interferojnë me pacemakerin.

XS
SM
MD
LG