Lidhje

Shtëpia e Bardhë përshëndet Kongresin për miratimin e fondeve të luftës


Shtëpia e Bardhë përshëndeti Kongresin për miratimin e fondeve për të vazhduar operacionet ushtarake në Irak dhe Afganistan.

Dhoma e Përfaqësuesve dhe Senati miratuan dje projektligjin prej 120 miliardë dollarësh që do të financojë operacionet ushtarake deri në shtator, por që nuk përmban një afat kohor për tërheqjen e trupave amerikane nga Iraku. Projektligji i ri përfshin një kërcënim për të ndalur ndihmat ekonomike amerikane në se qeveria irakiane nuk përmbush disa objektiva për reformat politike dhe të sigurisë.

Një anketë opinioni me më shumë se një mijë adoleshentë tregon se tre të katërtat e të anketuarve mendojnë se gjendja në Irak po keqësohet. Shumica e të anketuarve vazhdojnë të mbështesin idenë e financimit të luftës derisa udhëheqësit irakianë të mund të plotësojnë disa objektiva të rëndësishme. //rd//

XS
SM
MD
LG