Lidhje

Takimi evropian: Kosova, problemi më i madh i rajonit


Presidentët e vendeve të Evropës lindore e qendrore të mbledhur në qytetin Bërno të Çekisë e cilësuan Kosovën si problemin më të madh të rajonit.

Presidenti çek Vaslav Klaus u tha sot gazetarëve se pjesmarrësit në takimin rajonal të nivelit të lartë, shprehën pikëpamje të ndryshme sesi të zgjidhet problemi i Kosovës.

Presidenti serb Boris Tadiç ritheksoi dje se vendi i tij kurrë nuk do të heqë dorë nga Kosova.

Pjesmarrësit në takim diskutuan edhe rreth zgjerimit të Bashkimit Evropian dhe planeve amerikane për vendosjen e sistemeve kundër raketave në Poloni e Republikën Çeke./al/
XS
SM
MD
LG