Lidhje

Bush-Putin, bisedë telefonike për Kosovën


Presidenti amerikan Xhorxh Bush dhe homologu i tij rus, Vladimir Putin, patën sot një bisedë telefonike, ku diskutuan për Kosovën dhe çështje të tjera.

Një zëdhënës i Shtëpisë së Bardhë tha se të dy udhëheqësit theksun rëndësinë e vazhdimit të dialogut mes të dy vendeve dhe se e presin me kënaqësi një takim të Grupit të tetë vendeve më të industrializuara në Gjermani, javën e ardhshme.

Marrëdhëniet mes të dy vendeve janë tensionuar kohët e fundit. Moska e kundërshton planin e Uashingtonit për vendosjen në Evropë të një sistemi për mbrojtjen nga raketat, si dhe një propozim të të dërguarit të Kombeve të Bashkuara për t’i dhënë pavarësi të kufizuar Kosovës.

Zyrtarët rusë thonë se dhënia e pavarësisë Kosovës, do të ishte shkelje për integritetin territorial të Serbisë, si shtet anëtar i OKB-së. Ata thonë gjithashtu, se zgjidhja e statusit të Kosovës duhet të jetë e pranueshme, si për shumicën e popullsisë shqiptare të Kosovës, ashtu edhe për Serbinë.//lk

XS
SM
MD
LG