Lidhje

"Mos hidhni mbeturina nga makinat!"


Më shumë se pesëdhjetë vjetë më parë, një organizatë joqeveritare që merret me parandalimin e mbeturinave e quajtur, "Keep America Beautiful", "Mbaje Amerikën të Bukur", filloi një fushatë ndërgjegjësimi, duke u kërkuar qytetarëve për të pastruar mbeturinat në trotuare, rrugë dhe autostrada. Por materiali në vazhdim na njeh me një lloj të ri mbeturine me aftësi fatale, për të cilën disa ekspertë thonë se nuk duhet vetëm edukim publik, por ligje të reja dhe të rrepta.

Në vitin 1953, organizata “Keep America Beautiful” punësoi gjeniun e animacioneve, kompaninë Walt Disney, që të filmonte personazhin e njohur për publikun amerikan në filmat me kartona “Donald Duck”, duke i kujtuar publikut që të mos hedh mbeturinat në rrugë. Më vonë organizata në fjalë, shfaqi reklama televizive me mesazh të ngjajshëm...ku një vajzë qortonte babain e saj për hedhjen e mbeturinave pa vend....dhe kohët e fundit një reklamë tjetër ku një guzhinier indiano-amerikan përleshej me mbeturinat.

Organizata “Keep America Beautiful” ka nxjerrë një reklamë në internet ku personazhi kryesor është një superhero i filmave me kartona, misioni i të cilit është mbrojtja e Amerikës nga ajo, që ekspertët e mbeturinave dhe të trafikut i identifikojnë si hedhje me dëshirë e mbeturinave....që janë mbeturina të hedhura në trotuare në vend që të hidhen në koshin e plehrave....dhe tjetra është mbeturina jo të qëllimshme, të gjetura nëpër autostrada.

Rreth 25 mijë aksidente ndodhin në vit, si rezultat i mbeturinave të paqëllimshme, ku përfshihen copëra të shkëputura nga makinat, tregojnë përfundimet e një ankete të Federatës Amerikane të Automobilistikës.

“E kam fjalën për copëra të makinave apo të ngarkesave të tyre që janë shkëputur jo qëllimisht nga makina, duke shkaktuar probleme për makinat e tjera.”- thotë një ekspert.

Të tilla janë lavatriçet, lavamanët, dyshekët apo sende të tjera të mëdha, apo të vogla që nuk janë siguruar siç duhet në ngrakesat e automjeteve. Eksperti thotë se drejtuesit e automjeteve që humbasin ngarkesat duket të jenë harraqë dhe të pavëmendëshem rreth rrezikut që paraqesin për trafikun që pason.

“ Këta janë amatorë që mundohen të bëjnë vetë riparimet, apo transportin dhe mendojnë se distanca e shkurtër nuk i detyron të sigurojnë më shumë materialet që kanë blerë në makinat e tyre. Ata nuk mendojnë se duhet ti lidhin më mirë apo përdorin më shumë litarë në ngarkesat e tyre”,- thotë ai.

Vetëm në Kaliforni, përplasjet e automjeteve në autostrada me mbeturinat dhe mbetjet e tjera kanë lënë rreth 155 të vdekur dy vitet e fundit. Një burrë në Kaliforni po gjykohet për vrasje sepse një sobë që e kishte vjedhur ra nga makina e tij në autostradë dhe la të vdekur një punonjës policie në Los Angeles.

Në shtetin e Uashingtonit, legjislatura aprovoi një ligj që mori emrin e një gruaje të verbuar dhe te mbetur çalamane, kur një objekt ra nga makina që udhëtonte para saj dhe u përplas në xhamin e parë të veturës. Ligji me emrin Maria dënon me një vit burg dhe pesë mijë dollarë gjobë shoferët, materialet e të cilëve bien nga makina në autostradë edhe pa dashje.

Steven Stein studion në mënyrë sistematike çështjen e mbeturinave me qëlllim për një firmë konsulente me qendër në Meriland, R.W. Beck.

“Kohët e fundit kemi vënë re tre deri katër mijë copëra mbeturinash për 1, 6 kilometra. Kemi gjetur tetë lloj kampionesh si nga rrugët lokale apo ndërshtetërore. Ne i numërojmë dhe shikojmë ndryshimet sipas zonave dhe gjejmë zonat më problematike.”

Eksperti thotë se programet e edukimit, si fushatat për ta mbajtur Amerikën të bukur..... shtuar këtyre gjobat e majme në shumicën e shteteve ...kanë ndihmuar për të pakësuar hedhjen e plehërave me qëllim.

Por ende nuk është arritur trajtimi i hedhjes aksidentale të mbeturinave. Sipas disa studimeve në Xhorxhia, del se 60 përqind e mbeturinave janë të paqëllimshme ndërkohë që kjo shifër arrin 70 përqindëshin në Tenesi.

Lajmi i mirë, thonë ekspertët, është se disa ligjvënës nëpër shtete të ndryshme kanë filluar të reagojnë. Në Tenesi, përshembull, zyrtarët kanë krijuar një gjykatë të ambjentit për të siguruar zbatimin e ligjeve kundër hedhjes së plehrave nëpër rrugë.//lk

XS
SM
MD
LG