Lidhje

Nën pranga tre oficerë të policisë në qarkun e Gjirokastrës


Shërbimi i Kontrollit në Ministrinë e Brendshme ndaloi sot tre oficerë të larte te drejtorisë së policisë së Qarkut të Gjirokastrës.

Një prej oficerëve është Shefi i policisë Kufitare të Gjirokastrës, ndërsa dy oficerët e tjerë i përkasin zyrave të krimit ekonomik dhe shërbimit të ruajtjes së kufirit. Policia tha gjithashtu se arrestoi edhe shoferin e një njësie policore në Pikën e Kakavijës.

Nga burime policore mësohet se të ndaluarit akuzohen për implikim në trafik narkotikësh dhe në trafikun e emigrantëve të paligjshëm drejt Greqisë. Arrestimet erdhen pas hetimeve që kishin kryer specialistët e Ministrisë së Brendshme për disa javë. Trafiku i emigrantëve dhe i hashashit në brezin kufitar të Shqipërisë me Greqinë mbeten format më të përhapura kriminale në rajon. Megjithë operacionet e ndërmarra kohët e fundit si nga polcia shqiptare dhe ajo greke këto trafiqe vazhdojnë të shtojnë përmasat.

XS
SM
MD
LG