Lidhje

Gejts: Shteteve të Bashkuara u duhet baza në Kirgistan për të luftuar terrorin


Sekretari amerikan i Mbrojtjes Robert Gates tha se përdorimi nga ana e Shteteve të Bashkuara i një baze ajrore në Kirgistan është i rëndësishëm për luftën ndërkombëtare kundër terrorizmit.

Zoti Gates i bëri komentet sot në Bishkek pas bisedimeve me homologun e tij Ismail Isakov. Shefi amerikan i mbrojtjes tha se të dy zyrtarët diskutuan mundësitë për të zgjeruar marrëdhëniet ushtarake dhe jo-ushtarake midis të dy vendeve.

Deputetët në Kirgistan i bënë thirrje qeverisë kohët e fundit për të nxjerr forcat amerikane nga baza Manas. Shtetet e Bashkuara e përdorin këtë bazë për të ndërmarrë operacionet në Afganistan.

Tensionet midis pranisë ushtarake amerikane në Kirgistan u acaruan vitin e kaluar kur një ushtar amerikan vrau një shofer kamioni. Autoritetet në Kirgistan kërkuan që ai të gjykohej për vrasjen, por ushtari u dërgua mbrapsht në Shtetet e Bashkuara. //iç//

XS
SM
MD
LG