Lidhje

Kryeministri Çeku bën thirrje për miratimin e rezolutës


Kryeministri i Kosovës, Agim Çeku, i bëri thirrje komunitetit ndërkombëtar të miratojë rezolutën e Kombeve të Bashkuara që do t’i hapte rrugën pavarësisës së Kosovës nga Serbia.

Zoti Çeku i bëri thirrje komuniteit ndërkombëtar të veprojë sa më parë që të jetë e mundur ose ta lejojë Kosovën të ndjeki rrugën e saj. Ky ishte reagimi i Kryeministrit të Kosovës ndaj njoftimeve se Grupi i Tetëshes kishte vendosur ta shtynte vendimin për Kosovën edhe për gjashtë muaj.

Diplomatja më e lartë amerikane në Kosovë, Tina Kaidanow, i hodhi sot poshtë njoftimet, duke thënë se diskutimet për këtë çështje vazhdojnë. Zonja Kaidanow tha se Shtetet e Bashkuara mendojnë se mënyra më e mirë për të ecur përpara është miratimi i rezolutës në Këshillin e Sigurimit bazuar në rekomandimet e planit Ahtisari. Ajo u bëri thirrje të gjitha palëve të tregohen të duruara, pasi veprimtaria intensive diplomatike për çështje të tilla kërkon kohë. //rd//

XS
SM
MD
LG