Lidhje

SHBA: Bizneset kërkojnë zbutjen e kufizimeve të vizave për turistët


Industria amerikane e turizmit po shpreh alarm për rënien e madhe të vizitorëve të huaj në Shtetet e Bashkuara. Kjo prirje ka bërë që një grup biznesesh amerikane t’i kërkojë Kongresit të zbutë kufizimet e vizave për personat që hyjnë në Amerikë nga vende të tjera.

Departamenti amerikan i Tregtisë thotë se në vitin 2005 krahasuar me vitin 2000, numri i vizitorëve nga 5 vende të mëdha të botës që hynë në Amerikë ishte mëse 2 milion më pak. Këto 5 vende, Britania, Japonia, Gjermania, Franca dhe Brazili kanë qenë burimi më i madh i vizitorëve të huaj për Shtetet e Bashkuara dhe mungesa e tyre po ndihet.

Shoqata e Industrisë së Turizmit njofton se vetëm në vitin 2003, industria turistike amerikane humbi 43 miliard dollarë që do të kishin shpenzuar vizitorët. Një grup biznesesh amerikane po bën thirrje tani që Shtetet e Bashkuara të bëhen më mikpritëse ndaj vizitorëve të huaj.

Grupi i quajtur Partneriteti Discover America po i kërkon Kongresit të miratojë një seri propozimesh për rigjallërimin e turizmit. Njëri propozim kërkon që personat nga 27 vendet e përjashtuar nga vizat amerikane të paguajnë nga 10 dollarë secili.

Këto para, që do të arrinin në 200 milion dollarë në vit, do të përdoreshin për të forcuar sigurinë e kufijve dhe për të reklamuar turizmin. Ish sekretari i Departamentit të Sigurimit Kombëtar, Tom Ridge është këshilltar i Partneritetit Discover America. "Lidhjet tona me pjesën tjetër të botës varen nga mundësia që ka pjesa tjetër e botës për t’u lidhur me ne. Nëse e përmirësojmë këtë mundësi, atëhere ne përmirësojmë edhe turizmin dhe ne mund ta bëjmë këtë pa rrezikuar sigurinë e vendit, përkundrazi duke e forcuar sigurinë."

Një anketë e realizuar nga ky grup u kërkon 2 mijë turistëve të huaj të shprehin përshtypjet e tyre mbi politikat amerikane të vizave. Më shumë se gjysma e të pyeturve përgjigjen se Shtetet e Bashkuara kanë sistemin më të keq në botë përsa i përket hyrjes së vizitorëve. 60 përqind e tyre thonë se kishin frikë se mos arrestoheshin për ndonjë gabim të vogël. Zoti Ridge thotë se shpejtimi i procesit të kërkesës për vizë do të ishte një hap pozitiv. "Nëse i themi botës se procesi i intervistës dhe i dhënies së vizës do të përfundojë brenda 30 ditësh, kjo krijon një atmosferë krejt të ndryshme. Jo se do të bëjmë më pak intervista por do t’i bëjmë ato më shpejt."

Zoti Ridge e quan të drejtë propozimin që vizitorët të paguajnë nga 10 dollarë. Ai thotë se shumë vende u kërkojnë turistëve të huaj të paguajnë tarifa të tilla kur hyjnë apo dalin nga kufiri. //ii

XS
SM
MD
LG