Lidhje

Demokratët dhe socialistët dakort për konsensus në reforma të rëndësishme për Shqipërinë


Në Shqipëri bisedimet midis Partisë Demokratike dhe asaj Socialiste sollën sot një rezultat të parë konkret. Propozimi i socialistëve për një marrëveshje mbi realizimin me konsensus të disa reformave të rëndësishme është pranuar nga demokratët.

Mbetet ende në ngërç çështja për kriteret e zgjedhjes së presidentit të ri të vendit. Kryetari socialist Edi Rama vlerësoi sot me optimizëm qëndrimin e demokratëve. Sipas tij është hedhur një hap i rëndësishëm që krijon një bazë të mirë edhe për zgjedhjen me konsensus të presidentit. Por opozita duket se po vuan nga problemet e brendëshme.

Kryetari i LSI-së Ilir Meta pas një takimi me presidentin Alfred Moisiu kërkoi që e majta të mbështesë kandidaturën e kreut aktual të shtetit për një mandat të dytë të tij. //rd//

XS
SM
MD
LG