Lidhje

Koshtunica: Betejë e re me SHBA për kontrollin e Kosovës


Kryeministri i Serbisë, Vojislav Koshtunica, thotë se një betejë e re po zhvillohet me Shtetet e Bashkuara për kontrollin e Kosovës. Ai i bëri këto komente sot ndërkohë që ekstremistë sërbë marshonin për të festuar betejën serbe të Kosovës me turqit otomanë.

Komentet e zotit Koshtunica u botuan sot, kur qindra serbë marshonin në Kosovë për të përkujtuar betejën e vitit 1389. Forca të policisë speciale siguruan rrugën e marshimit që çon tek monumenti, duke shpresuar të shmangnin përleshjet me shumicën shqiptare të Kosovës që kërkon pavarësinë.

Mbështetja amerikane për pavarësinë e Kosovës i ka zëmëruar serbët. Zoti Koshtunica paralajmëroi dje se marrëdhëniet me Uashingtonin do të acarohen për shkak të kësaj mosmarrëveshjeje. //rd//

XS
SM
MD
LG