Lidhje

Një hap i ri zhvillimi në kirurgjinë me rreze


Kirurgjia me rreze Gama, për të hequr tumore, ekziston prej dekadash. Por shkencëtarët dhe inxhinjerët e kanë ngritur këtë teknologji në një nivel më lartë, duke ofruar një terapi të specializuar dhe mjaft të shpejtë. Në përpjekje për të zbuluar një mënyrë më të mirë për kryerjen e operacionit në tru, një spital në rajonin e San Franciskos sapo investoi 6 milionë dollarë në këtë teknologji të re.

Susan la Roshelle nga Livermori po bëhet gati t’i nënshtrohet operacionit në tru. Fillimisht, mjekët skanojnë trurin e saj, krijojnë hartën e trurit dhe përcaktojnë vendin që do të trajtojnë.

Susan ka tre tumorë në tru, që janë shkaktuar nga kanceri që ndodhet në mushkëritë e saj. Mjekët David Larson dhe Paula Peti po planifikojnë operimin e saj me rreze, që do të kryehet me një bisturi të re që ata e quajnë Thika e Përsosur Gama, prodhuar në spitalin Uashington në Fremont. Në botë ekzistojnë 3 instrumentë të tillë, dy prej të cilëve në Evropë.

Bashkëshorti i Susanës shprehet i mahnitur nga kjo teknologji që kryen operacion pa prerje, pa shkaktuar plagë.

Gjithashtu operacioni është jashtzakonisht i shpejtë e pa dhimbje, thotë doktor David Larson, ekspert në këtë fushë dhe ish drejtor i programit Gama Knife në universitetin e Kalifornisë në San Francisko. Edhe ky version i ri u zhvillua në bazë të udhëzimeve të tij.

Doktor Larson thotë se për pacientët me ndonjë tumor të vogël në tru, 20 deri 30 milimetra, varet nga madhësia e trurit, kjo mënyrë trajtimi është një alternativë shumë e mirë, qoftë për oeracion ose edhe për terapi me rreze.

Procesi i trajtimit me rreze i tumorit zgjatë 4 deri 6 javë, por trajtimi me operacion me reze gama, për Susanën do të zgjasë vetëm 94 minuta. I njëjti lloj operacioni i kryer me thikë të zakonëshme Gama, do të zgjaste 4 deri 5 orë.

Doktor Larson thotë se me sistemin e mëparshëm duheshim bërë disa përshtatje në aparat dhe pacientët zinin vend në të në një tjetër pozicion. Tani kjo bëhet në mënyrë automatike, ndërsa shtrati i pacientit lëviz majtas ose djathtas nga një pozicion në tjetrin.

Në këtë moment, pacientja po trajtohet me 192 r2eze që vijnë nga të gjitha drejtimet dhe përqëndrohen në një pjesë të trurit të saj, atje ku ndodhet tumori. Në pak sekonda, ky sistem mund të ndryshojë numrin dhe diametrin e rrezeve që godasin tumorin, një proces që më parë zgjaste 30 minuta. Arsyeja e ndryshimit të madhësisë së rrezeve është që tumori të goditet me një dozë të lartë rezesh vetëm në vendin e caktuar, duke mos prekur qelizat e shëndetshme.

Pacientja merr një dozë të fortë rrezatimi, ndërsa pjesa tjetër e trupit, si efekt anësor, merr një sasi rezesh shumë më të pakta sa mund të marrë gjatë një radioskopie të mushkërive.

Operacioni në tru nuk vonoi aspak trajtimin e kancerit në mushkëri të pacientes. Ajo thuajse menjëherë filloi kimoterapinë.

Neurologu Sandep Kunwar thotë se në rastin e sëmundjes së saj, ajo do të duhej të priste deri në 6 javë para se të merrte dozën e parë me kimoterapi. Sapo pacientja erdhi në klinikë dhe pasi mjekët studiuan radiografitë e saj, vendosën menjëherë ta operonin me rreze Gama, të nesërmen pacientja filloi kimoterapinë.

Neorokirurgu Kunwar la punën si profesor në universittein e Kalifornisë dhe vetëm për t’iu bashkuar grupit të kirurgëve në këtë klinikë. Ai thotë se kjo është një mundësi e rrallë t’u vishë në ndihmë pacientëve me mjete të tilla të sofistikuara. Porcedura e operimit përfundoi dhe pacientja nuk ndjeu asnjë dhimbje. Një operacion që me mjete të tjera do të zgjaste një ditë, përfundoi brenda 1 orë e gjysmë, falë Thikës së Përsosur Gama.

XS
SM
MD
LG