Lidhje

Bashkimi Evropian shqyrton mundësinë e importimit të biokarbureve


Presidenti brazilian Luiz Inacio Lula da Silva tha se vendet më të varfëra të botës mund të pasurohen nga industria e biokarbureve, e cila prodhon lëndë djegëse nga bimë të tilla si misri ose gruri.

Duke folur sot në një konferencë për biokarburet në Bruksel, zoti da Silva tha se ulja e tarifave tregtare për të nxitur tregtinë me vendet në zhvillim do t’i ndihmonte ato për të lehtësuar varfërinë.

Komisioneri i Bashkimit Evropian për Tregtinë Peter Mendelson tha po sot se Europa duhet të jetë e gatëshme të importojë një pjesë të madhe të biokarbureve nëse ato janë më të lira dhe më të pastra se sa karburantet e prodhuara nga vendet e Bashkimit.

Megjithatë, Bashkimi Evropian po shqyrton gjithashtu ndikimin negativ që kjo industri mund të ketë për mjedisin. Komisionerja për Punët e Jashtëme, Benita Ferrero Waldner tha se prodhimi i karburanteve nëse keqmenaxhohet mund të çojë në shtimin e gazeve që shkaktojnë efektin serrë dhe që mendohet se mund të sjellin ndryshimet klimatike. //rd//

XS
SM
MD
LG