Lidhje

Vdes ish-Zonja e Parë Lady Bird Johnson


Lady Bird Johnson, e shoqja e presidentit Lyndon Johnson vdiq në moshën 94-vjeçare. Një zëdhënës i familjes tha se ajo vdiq të mërkurën në shtëpinë e saj në Austin të Teksasit nga shkaqe natyrale. Gjatë presidencës së bashkëshortit të saj, Lady Bird i bëri thirrje Kongresit të miratonte Ligjin për zbukurimin e autostradave, dhe bëri përpjekje të shumta për përmirësimin e pamjes së kryeqytetit amerikan. Zonja Johnson u shtrua në spital javën e kaluar pasi pati ethe dhe probleme të tjera. Çifti Johnson ka lënë dy vajza.

Lady Bird Johnson do të mbahet mënd për mirësinë e saj përballë tragjedisë, për përpjekjet që Amerika të bëhej më e bukur dhe për mbështetjen e fuqishme për karierën politike të bashkëshortit të saj.

Ajo lindi me emrin Claudia Alta Taylor më 22 dhjetor 1912 dhe mori emrin Lady Bird që në foshnjëri, pasi një infermiere tha se ajo ishte e bukur si zog .

Bijë e një fermeri, ajo studjoi për arte dhe gazetari në Universitetin e Teksasit dhe u diplomua në vitin 1934 dhe po atë vit u njoh me zotin Mr. Johnson.

"Ne menduam se do të jetonim më mirë sëbashku se sa po të vazhdonim secili rrugën e tij”.

Zonjës Johnson i njihet merita se bindi të shoqin të mbështeste programin për mirëritjen e fëmijëve "Head Start", fillim i mbarë, dhe për fushatën e përbashkët për të luftuar varfërinë.

Zonja Johnson po udhëtonte në autokolonë me të shoqin në Dallas të Teksasit më 22 nëntor 1963, kur një atentaror vrau Presidentin John F. Kennedy.

Pas kësaj, Lady Bird ishte në krah të bashkëshortit të saj në bordin e avionit presidencial, Air Force One, kur ai bëri betimin për në postin e Presidentit.

"U ndjeva sikur po dilja në skenë për të lujatur një pjesë për të cilën nuk kisha bërë kurrë prova dhe nuk e kisha lexuar kurrë”.

Ndërsa Presidenti Johnson pati vështirësi gjatë mandatit të tij për shkak të Luftës së Vietnamit, lëvizjes së të drjetave civile dhe trazirave sociale, zonja Johnson filloi fushatën e saj për të zbukuruar Amerikën.

Lyndon Johnson mbaroi mandatin e tij presidencial në vitin 1969 dhe vdiq katër vjetë më vonë. Pas vdekjes së tij Lady Bird Johnson iu kushtua çështjeve të mjedisit. //iç//

XS
SM
MD
LG