Lidhje

Ban Ki-mun: Nevojitet maturi për të shmangur ndërlikime mbi Kosovën


Sekretari i Përgjithshëm i Kombeve të Bashkuara Ban Ki Moon u bëri thirrje të gjitha palëve të interesuara për Kosovën që të tregohen të matura për të shmangur ndërlimin e mëtejshëm të çështjes. Zoti Ban i bëri komentet në një konferencë shtypi në selinë e Kombeve të Bashkuara në Nju Jork.

“Do të bëja thirrje që çdo veprim i parakohshëm dhe i njëanshëm të shmanget nga cilado palë. Kjo do ta komplikonte më tej këtë problem i cili është tashmë kompleks,” tha Sekretari i Përgjithshëm të hënën.

Zoti Ban tha se është thellësisht i shqetësuar për mungesën e përparimit në çështjen e statusit të Kosvës. Çdo vonesë ose shtyrje e mëtejshme, tha ai, nuk është e dëshirueshme, jo vetëm për vendet e Ballkanit por për të gjitha vendet evropiane.

Sekretari i Përgjithshëm i OKB-së shfaqin shpresën se vendet e Këshillit të Sigurimit do të jenë në gjendje ta zgjidhin çështjen mbi bazën e rekomandimeve të të dërguarit të posaçëm për sttausin, Marti Ahtisari. Unë vetë, tha zoti Ban Ki Moon, jam i angazhuar në dialog me udhëheqësit e shumicës së vendeve të Këshillit të Sigurimit, duke përfshirë Presidentin rus Putin.

Zoti Ban, i cili javën e kaluar u takua në Bruksel edhe me Presidentin e Kosovës Fatmir Sejdiu, u bëri thirrje vendeve të interesuara që ta bazojnë gjykimin e tyre në realitetin praktik. Rekomandimet e zotit Ahtisari, tha ai, përmbajnë të gjithë elementët e duhur për statusin e ardhshëm të Kosovës. //ad//

XS
SM
MD
LG