Lidhje

Serbi: Kapet një person i dyshuar për vrasjen e nëntë vetëve


Autoritetet serbe kapën një burrë të dyshuar për vrasjen e nëntë personave dhe plagosjen e dy të tjerëve në një fshat të zonës lindore të vendit.

Policia në fshatin Jabukovac e arrestoi Nikola Radosavljeviçin në një varrezë lokale dje në mbrëmje ku ai mesa duket tentoi të vriste veten. Forcat policore e dërguan në një spital të Nishit për të mjekuar plagët në gjoks.

Autoritetet besojnë se Radosavljeviç është personi që vrapoi në një rrugë dje dhe hapi zjarr ndaj fshatarëve me një pushkë gjahu.

Sipas medias lokale, i dyshuari ishte kthyer kohët e fundit në Jabukovac nga Austria ku ai punonte. Ata thonë se ai hapi zjarr pas një zënke me të shoqen. Edhe dy nga viktimat janë në spitalin e Nishit. Mjekët thonë se plagët e tyre janë serioze por jo me rrezik për jetën. Policia nuk i ka bërë të njohura identitetet e nëntë personave të vrarë. //ii

XS
SM
MD
LG