Lidhje

Diskutime amerikano-ruse për sistemin mbrojtës nga raketat


Ekspertë amerikanë dhe rusë të raketave janë mblerdhur në Uashington për të diskutuar lidhur me propozimin e Moskës për të ndërtuar një bazë të përbashkët të mbrojtjes nga raketat në vend të një sistemi amerikan të mbrojtjes nga raketat, i planifikuar për t’u dislokuar nga Shtetet e Bashkuara në Evropën qëndrore. Burimet e afërta me bisedimet thonë se ato filluan sot dhe do të përfundojnë nesër.

Presidenti rus, Vladimir Putin, propozoi muajin e kaluar që një sistem amerikano-rus i mbrojtjes nga raketat të dislokohet në Azerbaixhan, propozim që presidenti Bush ra dakord ta studjojë.

Moska thotë se sistemi amerikan i mbrojtjes nga raketat, i planifikuar për t’u dislokuar në Poloni dhe në Republikën Çeke do të kërcënonte sigurimin e Rusisë. Uashingtoni thotë se bazat kanë për qëllim të ndalojnë sulmet nga vende të papërgjegjshme si Irani dhe Koreja e Veriut. //iç

XS
SM
MD
LG