Lidhje

Ekipet e ndihmës kërkojnë trupat pa jetë në vendin e shembjes së urës në Mineapolis


Autoritetet në Mineapolis të shtetit Minesota thonë se kanë ndryshuar drejtimin e operacioneve të tyre nga ato të shpërtimit në nxjerrjen e të vdekurve nga shembja e një ure të autostradës në lumin Misisipi nga një lartësi 20 metrash.

Në orët e para të ditës së sotme, zyrtarët thanë se numri i të vdekurve nga shembja e urës me tetë kalime qenron në 4, por rreth 30 njerëz ende figurojnë të humbur. Zyrtarët e spitaleve thonë e të paktën 79 vetë u plagosën në aksidentin e të mërkurës.

Në Uashington, Shtëpia e Bardhë tha se Presidenti Bush do të vizitojë nesër vendin e shembjes së urës. Zonja e parë, Laura Bush do të vizitojë zonën e fatkeqësisë më vonë sot.

Presidenti Bush shprehu ngushëllimet e tij për viktimat dhe familjet e tyre dhe u zotua se qeveria federale do të ndihmojë që ura të rindërtohet sa më parë që të jetë e mundur.

Zëdhënësi i Shtëpisë së Bardhë, Toni Snou, tha se sipas një raporti federal të dy vjetëve më parë, ura kishte “defekte strukturore”, por raporti nuk përmendëte se ajo paraqiste rrezik që të shembej. //iç

XS
SM
MD
LG