Lidhje

Maqedoni: Persona të panjohur qëllojnë me predha zyra qeveritare


Autoritetet në Maqedoni thonë se disa zyra qeveritare në Shkup u qëlluan sot herët në mëngjes me granatahedhës nga njerëz të panjohur.

Nuk ka njoftime për viktima nga ky incident i cili ndodhi në një zonë me ndërtesa të larta apartamentesh banimi dhe zyrash.

Sipas një zëdhënësi të qeverisë maqedonase, hetuesit besojnë se predhat e përdorura janë prodhuar në Afrikën e Jugut dhe mund të lëshohen nga një distancë prej 400 deri në 450 metra.

Zëdhënësi e quajti incidentin sulm terrorist por nuk dha hollësi të tjera.//ii

XS
SM
MD
LG