Lidhje

Shala: Ndarja  e Kosovës do të ishte pikërisht e kundërta e zgjidhjes


Në Prishtinë, ideja e ngritur dje nga përfaqësuesi i BE-së në treshen ndërkombëtare Volfgang Ishinger për ndarje të mundshme territoriale të Kosovës është përcjellë me shqetësim dhe paralajmërime për trazira.

Bashkërenduesi i grupit negociator Blerim Shala thotë se ndarja nuk është zgjidhje:

"Ndarja është pikërisht e kundërta e zgjidhjes, pasi do të krijojë trazira të tmerrshme për gjithë rajonin. Nuk mund të bëhet ndarje apo të caktohen kufinj të rinjë vetëm mes Serbisë dhe Kosovës. Kjo do të ketë pasoja edhe për Luginën e Preshevës, Bosnje-Hercegovinën dhe madje edhe Malin e Zi. Për këtë arsye këmbëngulim në ruajtjen e tërësisë territoriale të Kosovës siç thuhej në planin Ahtisari dhe ky integritet dhe sovraniteti i Kosovës janë të padiskutueshme për ne."

Shumë nga banorët e Kosovës e kanë përcjellë ngritjen e idesë së ndarjes territoriale jo vetëm me shqetësim, por edhe me paralajmërime për trazira të dhunshme.

Takimet, thotë bashkërenduesi i grupit negociator të Prishtinës, Blerim Shala do të vazhdojnë më 30 gusht kur treshja ndërkombëtare të zhvillojë bisedime të veçanta si me delegacionin e Prishtinës ashtu edhe me atë serb. //ii

XS
SM
MD
LG