Lidhje

Lirohen sot dy pengje koreanojugore femra


Rrëmbyesit talebanë liruan sot dy pengje koreanojugore femra, të cilat i mbajtën rob për gati një muaj.

Dy gratë iu dorëzuan sot zyrtarëve të Kryqit të Kuq që më pas ua kaluan autoriteteve koreanojugore në Afganistanin jugor.

Të dy pengjet dukej të ishin në gjendje të mirë megjithë predentimet e talebanëve se ato ishin të sëmura rëndë.

Pak pasi dy gratë u liruan, ministria e jashtme e Joresë së Jugut bëri thirrje për lirimin e 19 koreanojugorëve të tjerë që vazhdojnë të mbahen peng.

Lirimet sot erdhën pas disa ditë bisedimesh të drejtëpërdrejta midis talebanëve dhe zyrtarëve koreanojugorë të ndërmjetësuara nga Kryqi i Kuq.

Rrëmbyesit e quajtën lirimin e dy pengjeve si gjest të vullnetit të mirë. Dy pengje koreanojugorë u ekzekutuan muajin e kaluar pasi qeveria afgane nuk ra dakord me kërkesat e talebanëve për lirimin e të burgosurve ektremistë.

Kryengritësit rrëmbyen 23 koreanojugorë më 19 korrik kur këta po udhëtonin në provincën Gazni me mision humanitar. //ze//

XS
SM
MD
LG