Lidhje

Kosovë: Katër arrestime të tjera për arratisjet nga burgu i Dubravës  


Në Kosovë policia ka arrestuar edhe katër persona të dyshuar për lidhje me arratisjen e shtatë të burgosurve nga Burgu i Dubravës në Kosovën perëndimore. Ata dyshohen për sic thuhet "mundësim të arratisjes", "shkaktim të rrezikut të përgjithshëm" , "armëmbajtje pa leje" dhe për "rrezikim të personave zyrtarë".

Policia dyshon se këta katër persona kanë qenë rreth 400 metra larg murit të jashtëm të burgut, prej nga ka pasur edhe të shtëna me armë zjarri gjatë arratisjes së të burgosurëve. Më herët pesë oficerë të burgut ishin ndaluar në lidhje me arratisjen. Tre prej tyre tashmë janë në paraburgim 30 ditësh.

Autoritetet thanë se po vazhdon operacioni për kërkimin e të arratisurëve që cilësohen si të rrezikshëm dhe të cilët ishin dënuar për vepra të rënda, përfshirë terrorizmin, vrasjet e rrëmbimet. Që të shtatët janë të përkatësisë kombëtare shqiptare.

Komisioneri i policisë së Kombeve të Bashkuara në Kosovë, Richard Monk, ka ofruar një shpërblim prej 5 mijë eurosh për informata të cilat mund të ndihmojnë në kapjen e tyre. Misioni I Kombeve të Bashkuara dhe Ministria e Drejtësisë janë duke zhvilluar hetime të hollësishme për arratisjen e shtatë personave nga i vetmi burg i sigurisë së lartë. //iç

XS
SM
MD
LG