Lidhje

Masat kundër emigrantëve të paligjshëm priten me skepticizëm


Agjencitë qeveritare amerikane i kanë shtuar përpjekjet për zbatimin e ligjeve ekzistuese të imigracionit si dhe për të goditur praktikën e marrjes në punë të imigrantëve të paligjshëm. Fushata zhvillohet pasi Kongresi dështoi herët këtë vit për të reformuar sistemin e imigracionit. Por veprimtaria kundër imigrantëve të paligjshëm nuk po pritet me entuziasmin e duket, madje as nga ata që mbështetën qëndrimet e ashpra kundër imigracionit të paligjshëm.

Agjentët federalë kanë zhvilluar një seri bastisjesh muajt e fundit ndaj bizneseve amerikane që dyshoheshin se punësonin imigrantë ilegalë. Në disa shtete, agjentët kanë ndaluar mijëra punonjës, kryesisht hispanikë që besohet se janë futur në Amerikë ilegalisht. Pronarë fabrikash përballen me ligjin dhe mund të paguajnë gjoba të rënda nëse provohet se kanë marrë në punë me dije imigrantë ilegal.

Departamenti i Sigurisë thotë se të gjithë punëdhënësit duhet të hetojnë statusin e punonjësve të tyre.

Gjithashtu, ata mund të përdorin të dhënat e Agjencisë për Sigurinë Kombëtare për të verifikuar dokumentet, siç është leja e qëndrimit të përhershëm, Green Card. Shefi i kësaj agjencie, Michael Chertoff i bëri të njohura këto procedura në muajin gusht.

"Në këtë mënyrë mund të zbulosh nëse një njeri ka fallsifikuar dokumentet apo ndërruar fotografitë.”

Adimistrata e Sigurimeve Shoqërore thotë se më shumë se gjatë vitit të kaluar janë raportuar të ardhura që arrijnë mbi gjysëm trilion dollarë nga individë, emrat e të cilëve nuk përputhen me numrat e tyre të regjistirmit. Autoritetet thonë se vjedhja e identitetit dhe fallsifikimi i dokumenteve janë taktika të zakonshme të përdorura nga imigrantët ilegal për t’u punësuar, ndërkohë që bizneset kthejnë kokën nga ana tjetër për të përfituar nga pagat e ulëta.

Grupe të biznesit ankohen se po detyrohen të veprojnë si punonjës të imigracionit dhe se kërkesat federale do të shkaktojnë mungesë krahu pune në sektorë të rëndësishëm ekonomikë. Tashmë ka njoftime për mos vjeljen e frutave dhe prishjen e tyre në degë. Si rezultat, disa fermerë amerikanë po mendojnë shitjen e tokave të tyre dhe shkuarjen jashtë shtetit, sipas Austin Perez të Federatës së Byrosë së Fermerëve Amerikanë.

“Bujqësia gjithnjë e më shumë mund të zhvendoset jashtë vendit. Më shumë ushqime do importohen. Do shohim rritje çmimesh. Nuk mendoj se kjo është ajo që duan amerikanët.”

Masat e re kundër imigrantëve, nuk janë pritur mirë as nga ata që janë për të kufizuar emigracionin. Shumë i shohin përpjekjet si të pakta e të vonuara dhe kritikojnë presidentin Bush që nuk mbajti një qëndrim më të ashpër ndaj imigracionit ilegal në vend që t’u jepte punëtorëve pa dokumente mundësinë për ttë legalizuar statusin e tyre. John Keely është me Qendren për Studimet e Imigracionit.

“Simbolika nuk është më e mjaftueshme. Ne duhet të shohim arritje reale dhe duhen respektuar vazhdimisht ligjet e imigracionit. Po i vjen fundi mandatit të presidentit Bush. Masat e tyre janë të vonuara . Amerikanët kanë dashur për vite diçka kuptimplote dhe të vazhdueshme mbi imigracioni ilegal.”

Mbrojtësit e të drejtave të imigracionit shqetësohen se nismat e forcimt të ligjit mund të nxisin diskriminim racial dhe etnik, duke çuar që disa punëdhënës të eleminojnë punëtorët hispanikë apo pakica të tjera tërësisht.

Problemi rrjedh nga një përpjekjet e pamjaftueshme federale për imigracionin, thotë Eleanor Pelta, e shoqatës së Avokatëve Amerikanë të Immigracionit.

“Masat e tanishme nuk zgjidhin burimin e klëtij problemi. Agjencitë e rendit mund t’i zbatojnë ligjet në maksimum, por kjo nuk çon automatikisht në zgjidhjen e problemit në kufi. Amerika do të vazhdojë të tërheqë si magnet ata që duan të vijnë këtu për një jetë më të mirë duke kontribuar tek ekonomia dhe shoqëria jonë.”

Zyrtarë të administratës së presidentit Bush e pranojnë se përpjekjet për shtrengimin e ligjit për imigracionit nuk janë aq të mira. Por ata thonë se mungesa e veprimtarisë së Kongresit për të reformuar sistemin e imigracionit, nuk lë zgjidhje tjetër veçse forcimit të ligjeve egzistuese. //kk//

XS
SM
MD
LG