Lidhje

Irak: 11 të vrarë dhe rreth 20 të plagosur


Autoritetet në Irak thonë se nga një shpërthim në lagjen Sadër, të banuar kryesisht nga shiitë, ka shkaktuar vdekjen e të paktën 11 vetave dhe plagosjen e rreth 20 të tjerëve.

Policia thotë se shpërthimi ndodhi në një shesh plot me njerëz sot në mëngjes ndërsa autobusët kishin arritur për të marrë pasagjerët që po shkonin në punë.

Lagjia Sadër është bazë e milicisë Mahdi, besnike e klerikut radikal shiit Moktada al-Sadër.

Ndërkohë, ushtria amerikane thotë se trupat amerikane kanë ndaluar atë që ushtria e quan “një person tepër i kërkuar” i dyshuar për lidhje me forcën al-Quds të Gardës Revolucionare iraniane. Ushtria thotë se ky individ ishte kapur gjatë një bastisjeje para agimit sot në qytetin jugor Karbala.

Zyrtarët amerikanë e kanë akuzuar Iranin për mbështetjen e milicive shiite në Irak. //ze//

XS
SM
MD
LG