Lidhje

Fred Thompson hyn në garën presidenciale për në Shtëpinë e Bardhë


Aktori dhe ish senatori republikan Fred Thompson thotë se do të kandidojë për postin e presidentit të Shteteve të Bashkuara, duke u dhënë fund spekulimeve që zgjatën shumë muaj rreth qëllimeve të tij.

Zoti Thomson shpalli kandidaturën në përpjekje për të siguruar emërimin e partisë republikane gjatë një interviste të inçizuar për një emision televiziv të transmetuar mbrëmë vonë. Ai hodhi poshtë kritikat se priti shumë gjatë për të vënë kandidaturën.

65-vjeçari publikoi edhe një reklamë të shkurtër televizive e cila u transmetua mbrëmë gjatë debatit mes tetë kandidatëve kryesorë republikanë për president. Në reklamë, ai thotë se amerikanët nuk mund t’i lejojnë vetes të bëhen një komb më i dobët, më pak i begatë dhe më i ndarë.

Pavarësisht nga hyrja e vonë në garën presidenciale, Thompson vazhdon të renditet mes kandidatëve më të përkrahur për emërimin republikan në anketat kombëtare.

XS
SM
MD
LG