Lidhje

Korea e Veriut fton SHBA-në, Kinën dhe Rusinë për inspektime bërthamore


I dërguari i lartë amerikan për çështjet bërthamore tha se Pheniani ka ftuar ekspertë nga Shtetet e Bashkuara, Kina dhe Rusia të vizitojnë Korenë e Veriut javën e ardhshme për të parë objektet e saj bërthamore. Në komentet në takimin e nivelit të lartë të udhëheqësve të Azi-Paqësorit sot në Sidnei, Ndihmës Sekretari amerikan i Shtetit Christopher Hill tha se ftesa është një hap i rëndësishëm përpara drejt objektivit për të çarmatosur gadishullin korean.

Më parë presidenti George Bush dhe homologu i tij jugkorean Roh Moo-hyn u takuan për bisedime mbi Korenë e Veriut e cila ka rënë dakort të mbyllë programin e saj bërthamor në shkurt në këmbim të koncesioneve politike dhe ndihmës në karburant. Zoti Bush tha se një marrëveshje zyrtare paqeje që i dha fund luftës koreane mund të arrihet vetëm pasi Korea e Veriut të deklarojë plotësisht dhe të shkatërrojë të gjitha programet e armëve bërthamore.

Po sot zoti Bush dhe presidenti rus Vladimir Putin diskutuan për disa çështje, përfshirë planet amerikane për dislokimin e sistemit të mbrojtës nga raketat në Evropën qendrore. //rd//

XS
SM
MD
LG