Lidhje

Mali i Zi do ta lejojë Peshkopin Filaret të bëjë vizitë të mbikqyrur


Mali i Zi thotë se, peshkopi i kishës ortodokse serbe të cilit më parë i ishte ndaluar hyrja në vend, do të lejohet të bëjë vizitë të mbikqyrur.

Ministri i Jashtëm malazias Milan Roçan tha sot se peshkopi Filaret mund të hyjë në vend me një shoqërues special vetëm për të kryer detyra fetare. Ai e bëri këtë deklaratë pas takimit me ministrin e jashtëm serb, Vuk Jeremiç.

Peshkopi Filaret filloi një grevë urie para 10 ditësh në shenjë proteste ndaj ndalimit për të hyrë në Mal të Zi, duke bërë që ai të mos jetë në gjendje të vizitojë një pjesë të dioçezës së tij. Autoritetet serbe thanë se e derguan peshkopin në spital mbrëmë vonë, pasi shëndeti i tij ishte keqësuar.

Zyrtarët malazes thanë se vendosën të ndalojnë hyrjen e peshkopit në Mal të Zi sepse gjykata e Kombeve të Bashkuara për krime lufte e kishte vënë priftin në listën e personave të dyshuar si ndihmës të kriminelëve të arratisur të luftës në ish Jugosllavi. //ze//

XS
SM
MD
LG