Lidhje

Policia turke pengon një sulm me bombë


Policia në Turqi arriti të shmangë një sulm me bombë pas zbulimit të një makinë të mbushur me lëndë shpërthyese në një parkim publik në qendër të Ankarasë.

Guvernatori i Ankarasë Kemal Onal tha se u shmang një fatkeqësi e mundshme. Policia, tha ai, zbuloi sot një sasi të madhe lëndësh shpërthyese në një mikrobuz me targa fallco. Autoritetet i evakuan me shpejtësi dyqanet dhe zyrat pranë. Më pas zyra e guvernatorit tha se lënda shpërthyese e gjetur, lë të kuptohet për përfshirje të separatistëve kurdë. Deri tani asnjë grup nuk e ka marë përgjegjësinë.

Në të kaluarën ekstremistët islamikë dhe grupe ekstreme të majta kanë kryer shpërthime të ngjashme. Në vitin 2003, rreth 60 vetë u vranë në disa sulme vetë-vrasëse me bombë në Stamboll. Autoritet fajësuan për to terroristë të lidhur me Al-Kaidën. //rd//

XS
SM
MD
LG