Lidhje

Serbia i jep urdhër djalit të Karaxhiçit të largohet nga vendi


Autoritetet serbe i kanë dhënë urdhër djalit të të akuzuarit për krime lufte në arrati Radovan Karaxhiç, që të largohet nga vendi dhe të qëndrojë jashtë Serbisë për një vit.

Rasim Ljajiç, ministri i emëruar serb për bashkëpunimin me gjykatën e Krimeve të Luftës në Hagë, tha sot se Sasha Karaxhiç u ndalua se ai nuk kishte një dokument të saktë identifikues. Autoritet e urdhëruan atë që të largochet brenda tre ditësh.

Sasha Karaxhiç, është djali i Radovan Karaxhiçit, udhëheqës politik i kohës së luftës, i cili është në krye të listës së të kërkuarve nga Gjykata e Hagës për Krimet e Luftës. Prokurorët thonë se ai ka drejtuar masakrën e vitit 1995 ku u vranë 8 mijë muslimanë në Srebrenicë.

Policia e ndaloi djalin e Karaxhiçit në Beograd dje. //ze//

XS
SM
MD
LG