Lidhje

Kryeministri Koshtunica kundërshton anëtarësimin e Serbisë në NATO


Zoti Koshtunica tha sot në një takim të Partisë Demokratike të Serbisë se antarësia në çdo aleancë ushtarake nuk është në interes të Serbisë. Ai shtoi se vendi i tij duhet të mbetet neutral.

Kryeministri serb tha se do të ishte gabim për Serbinë të antarësohej në NATO. Ai vuri në dukje se ishte NATO-ja ajo që bombardoi Serbinë dhe pastaj dërgoi trupa në Kosovë, e cila është gati të shpallë pavarësinë.

Zoti Koshtunica shtoi se antarësia në aleancë do të ishte moralisht gabim nëse NATO-ja njeh shpalljen e njëanshme nga Kosova të pavarësisë së saj. Por ai shtoi se refuzimi i Serbisë për t’u anëtarësuar në NATO nuk do të binte ndesh me pjesëmarrjen e saj në programin e aleancës perëndimore, Partneritet për Paqe.//kk//

XS
SM
MD
LG