Lidhje

Hidrogjeni, burimi i energjisë të së ardhmes


Shumë ekspertë parashikojnë se në dekadat që vijnë, vendet e industrializuara do të fillojnë të braktisin varësinë e tyre nga nafta. Në vend të saj, thonë analistët, industria do të përdorë teknologjinë e hidrogjenit si një burim të pastër energjie për makinat, shtëpitë apo centralet elektrike. Siç na njeh materiali në vazhdim, ekonomia e bazuar në hidrogjen mund të jetë ende shumë vite larg, por paisjet që u ekspozuan në një panair në Uashington, ofrojnë një shikim të shpejtë të asaj që pritet të vijë.

Su Carroll nga Virginia Perëndimore mori për ta provuar në rrugët e kryeqytetit një makinë që punon me hidrogjen.

“Është më e rëndë në përdorim sesa makinat e zakonshme, por është diçka që mund të mësohem. Nuk bën zhurmë dhe ecën mirë.”

Në panair gjigandi General Motors kishte sjellë një makinë prototip...HydroGen3. Ja çfarë thotë inxhinieri i kompanisë General Motors. ‘

“Nuk ka motor...nuk ka karburator për djegie të brendëshme. Përdorim hidrogjenin si burim energjie por nuk e djegim atë.”

Në vend të tymit, makina çliron ujë ose avull dhe jo tym dhe ndotje. Por ekspertët thonë se makinat me hidrogjen nuk pritet që të zgjidhin shumë shpejt problemin e ndotjeve që shkaktojnë sot makinat.

Deron Lovaas drejton fushatën për automjete të pastra me Këshillin për Mbrojtjen e Burimeve Natyrore.

“Një nga pengesat e para është ndërtimi i veturave dhe kamionëve që të kenë depozitë të mjaftueshëm për hidrogjenin, si dhe kostoja e këtij karburanti.”

Një tjetër pengesë është infrastruktura si stacionet e karburanteve për furnizimin me hidrogjen. Por shansi për të ngarë një makinë të tillë tërhoqi shumë kalimtare madje edhe anëtarë të Kongresit. Bob Rose është drejtor ekzekutiv me Këshillin Amerikan të Karburanteve me bazë hidrogjeni.

“Këto janë produkte të reja që po gjejnë përdorim në mbarë botën.”

UTC kompania pronare e firmës United Technologies dikur prodhonte karburante me bazë hidrogjeni për NASË-n. Që nga ajo kohë kompania ka ndërtuar sisteme për furnizimin e objekteve të mëdha si shkolla apo baza ushtarake. Kompania po i aplikon tani njohuritë drejt veturave, autobusëve dhe automjeteve të tjera që çlirojnë dioksid karboni duke shkaktuar ngrohje globale. Zëdhënësja Judith Bear.

“Kemi një autobus me hidrogjen në shtetin ku operojmë, Kënektikat. Ndërsa para pak kohe njoftuam për një tjetër autobus me hidrogjen në Belgjikë.”

Në të ardhmen, karburanti me bazë hidrogjeni mund të luajë një rol kryesor në paisjet e konsumit. Një kompani por ndërton një ushqyes për telefonët celularë. Drejtuesit e industrisë parashikojnë që kjo lloj energjie do të luajnë një rol të rëndësishëm në mbarë botën. Ata i kërkojnë Amerikës që të dhurojë më shumë para për kërkime, të ulë taksat e këtyre kompanive dhe të përdorë teknologjinë e hidrogjenit brenda strukturës shtetërore. //kk//

XS
SM
MD
LG