Lidhje

Bosnje: Gjykata e apeleve shfuqizon dënimin e një ushtari kroat


Një gjykatë apelesh në Bosnje-Hercegovinë shfuqizoi dënimin me 13 vjet burg të një ushtari kroat të Bosnjes dhe dha urdhër për rigjykimin e tij.

Gjykata shfuqizoi dënimin e Nikolla Andrun pasi vuri në dukje ato që i quajti shkelje të rënda të procedurave kriminale dhe përfshirjen në këtë çështje të fakteve të pasakta.

Një gjykatë më e ulët e gjeti fajtor të pandehurin Andrun për abuzimin e të burgosurve myslimanë në një burg të Bosnjes të administruar nga kroatët në vitin 1993 dhe për fshehjen e tyre që të mos takoheshin nga përfaqësues të Kryqit të Kuq. //rd//

XS
SM
MD
LG