Lidhje

Irak: Ushtria amerikane heton vdekjen e 9 civilëve irakianë


Ushtria amerikane tha se po heton vdekjen e nëntë grave dhe fëmijëve në një zonë në jug të kryeqytetit irakian, ku forcat amerikane kanë kryer operacione tokësore dhe ajrore.

Në një deklaratë të ushtrisë thuhet se pesë gra dhe katër fëmijë u vranë të martën në mbrëmje në një fshat në perëndim të qytetit Musayib. Në deklaratë thuhet se në këtë zonë shtëpitë janë përdorur për të strehuar Al-Kaidën në Irak.

Policia vendore i tha agjencisë Associated Press se viktimat ishin në një shtëpi që u sulmua nga avionët luftarakë amerikanë. Musayib, rreth 60 kolometra në jug të Bagdatit është një zonë e koduar si trekëndëshi i vdekjes për shkak të sulmeve të shpeshta të forcave amerikane dhe irakiane.

Ndërkohë, kleriku më i respektuar shiit në Irak u takua për herë të parë me zëvendës presidentin suni të vendit për të diskutuar një iniciativë që synon bashkimin e udhëheqësve politikë. Ajatollahu i Madh Ali al-Sistani dhe zëvendës presidenti Tareq al-Hashemi zhvilluan bisedime sot në qytetin e shenjtë shiit të Naxhafit. //ad//

XS
SM
MD
LG