Lidhje

Birmani: 9 të vrarë nga sulmet qeveritare ndaj protestuesve


Për të dytën ditë, burime nga Birmania bëjnë të ditur se forcat e sigurimit qëlluan mbi turmat e mëdha të demonstruesve pro-demokracisë në Rangun, duke vrarë 9 dhe plagosur 11 vetë.

Kjo është protesta më e madhe që sfidon qeverinë ushtarake në dekada. Një zyrtar i ministrisë së jashtme japoneze i tha agjencisë Associated Press se mes të vrarëve ishte edhe një japonez.

Qindra ushtarë marshuan në qytet duke paralajmëruar se protestuesit që nuk shpërndaheshin do të qëlloheshin. Dëshmitarët thanë se ushtarët qëlluan dhe përdorën shkopinjtë për të shpërndarë demonstruesit pasi të paktën 10 mijë vetë u grumbulluan në Sule Pagoda duke kërkuar paqe dhe liri. //ad//

XS
SM
MD
LG