Lidhje

Krimet e luftës në Bosnje


Paqeruajtësit ndërkombëtarë në Bosnje-Hercegovinë bastisën shtëpinë e një personi që dyshohet se ka ndihmuar një të akuzuar serb për krime lufte.

Një deklaratë e paqeruajtësve thotë se trupat e Bashkimit Evropian dhe forcat e Natos bastisën sot shtëpinë e Boro Pekmez në qytetin verior Maglajani, pranë Banja Llukës. Deklarata thekson se operacioni u krye me kërkesë të Gjykatës së Hagës.

Boro Pekmez mendohet se ka lidhje me një rrjet që mbështet ish-komandantin e policisë së Bosnjes Stojan Zupljanin. Gjykata e kishte akuzuar Stojan Zupljanin për torturimin dhe trajtimin mizor të myslimanëve dhe kroatëve gjatë konfliktit të Bosnjes.

Forcat e Bashkimit Evropian dhe policia serbe e Bosnjes kanë bastisur gjatë muajve të fundit shtëpitë e të afërmve të Zupljaninit nën dyshimet se i kishin ofruar atij ndihmë. //rd//

XS
SM
MD
LG