Lidhje

Kryeprokurorja Del Ponte viziton të enjten Serbinë


Forcat speciale të policisë serbe kryen kontrolle në objektet ushtarake në periferi të Beogradit për të dyshuarit e krimeve të luftës, ndërsa autoritetet përgatiten për vizitën nesër të kryeprokurores së Gjykatës së Hagës.

Zyrtari i lartë serb që bashkërendon lidhjet me Gjykatën e Hagës njoftoi sot për operacionet në fjalë. Kryeprokurorja e Gjykatës, Karla del Ponte, do të shkojë në kryeqytetin serb, për të dhënë një vlerësim të bashkëpunimit të Serbisë me Gjykatën e Hagës.

Ajo më pas do të njohë autoritetet e Bashkimit Evropian me situatën. Prokurorja, javën e kaluar e cilësoi bashkëpunimin e Serbisë me Gjykatën si të ngadaltë dhe të pamjaftueshëm.

Në përgjigje, Bashkimi Evropian e shtyu nënshkrimin e një marrëveshjeje për të ndërtuar lidhje me Serbinë. Prokurorja tha se nuk mund të jepte një vlerësim pozitiv, derisa i kërkuari për krime lufte Ratko Mladic, ish komandant i forcave serbe në Bosnje-Hercegovinë, të arrestohet dhe të transferohet në Gjykatën e Hagës.//lk

XS
SM
MD
LG