Lidhje

Skenaristët  e filmave hyjnë në grevë


Skenaristët e filmave televiziv dhe atyre të Hollivudit u futën në grevë sot pasi bisedimet e minutës së fundit me drejtuesit e studiove dështuan në arritjen e një marrëveshjeje për një kontratë të re pagese.

Skenaristët e Guild of Ameica thonë se anëtarët e sindikatave do të futen sot në grevë në stacionet televizive dhe studiot e mëdha të filmave në Nju Jork dhe Los Anxheles. Të dy palët u takuan mbrëmë vonë në Los Anxheles me një ndërmjetës federal në përpjekjet e fundit për të zgjidhur mosmarrëveshjen.

Producentët thonë se anëtarët e sindikatës filluan grevën pasi refuzuan një kërkesë për të shtyrë hedhjen në grevë ndëkohë që vazhdojnë negociatat. Të dy krahët thonë se një pikë e rëndësishme e mosmarrëveshjes është kërkesa e skenaristëve për shtimin e të ardhurave nga shitjet e DVD-ve dhe programeve që transmetohen në internet.

Unioni i skenaristëve u hodh në grevë për herë të fundit thuajse 20 vjet më parë. Nga ana tjetër studiot kanë dhënë urdhër për përseritjen e serialeve dhe filamve të vjetër ndërkohë që vazhdon greva. Por programet ditore në studio do të preken menjëherë përfshi programet e drejtuara nga Jay leno dhe David Letterman. (kh)

XS
SM
MD
LG