Lidhje

Senati amerikan konfirmon Majkëll Mjukeisin në postin e Prokurorit të Përgjithshëm


Senati amerikan konfirmoi emërimin e gjykatësit federal në pension Majkëll Mjukeisi në postin e Prokurorit të Përgjithshëm.

Senati e miratoi kandidaturën e zotit Mukasey, propozuar nga Presidenti Bush me 53 vota pro dhe 40 kundër në një seancë në orët e vona të së enjtes, disa ditë pasi Komisioni Juridik rekomandoi konfirmimin e tij.

Miratimi i kandidaturës së tij u rrezikua para disa ditësh, pasi zoti Mukasey nuk pranoi të thoshte nëse një teknikë marrjesh në pyetje që simulon mbytjen në ujë përbën torturë. Konfirmimi u bë i mundur pasi dy senatorë demokratë Çarls Shumer dhe Dajanë Feinstin shprehën mbështetjen për të pasi morën garanci se ai do të kërkonte zbatimin e ligjit kundër kësaj teknike, nëse një ligj i tillë miratohej nga Kongresi.

Zoti Mjukeisi zëvendëson Alberto Gonzalesin që dha dorëheqjen në shtator pas një sërë debatesh lidhur me shkarkimin e disa prokurorëve federalë. //kk//

XS
SM
MD
LG