Lidhje

Lavrov: Shpallja e njëanshme e pavarësisë së Kosovës minon stabilitetin në Ballkan


Ministri i Jashtëm i Rusisë Sergei Lavrov ripohoi qëndrimin e vendit të tij se zgjidhja e vetme për statusin përfundimtar të Kosovës është një marrëveshje mes vetë palëve.

Zoti Lavrov tha, se ai beson, se kolegët e tij evropianë po fillojnë ta kuptojnë, se mbështetja e pavarësisë të shpallur në mënyrë të njëanshme nga shqiptarët, do të minonte stabilitetin në Ballkan.

Zyrtari i lartë rus i bëri këto komente në Ljubjanë, pas bisedimeve me homologun e tij slloven, Dimitrij Rupel. Diplomatë të Bashkimit Evropian, Rusisë dhe Shteteve të Bashkuara po ndërmjetësojnë në bisedimet mes përfaqësuesve të Serbisë dhe udhëheqësve shqiptarë të Kosovës mbi të ardhmen e saj.

Deri tani ka patur pak përparim. Shqiptarët kërkojnë pavarësi, ndërsa Serbia, me mbështetjen e Rusisë, synon të ruajë sovranitetin mbi Kosovën. Të dyja palët do të takohen përsëri më 20 nëntor.//lk

XS
SM
MD
LG