Lidhje

Musharraf: Gjendja e jashtëzakonshme e nevojshme për zgjedhjet


Zyrtarët pakistanezë thonë se Presidenti Pervez Musharraf i deklaroi Nënsekretari amerikan të Shtetit John Negroponte se gjendja e jashtëzakonshme është e nevojshme për zhvillimin e zgjedhjeve parlamentare në një atmosferë paqësore.

Negroponte, zyrtari më i lartë amerikan që viziton Pakistanin që nga fillimi i gjendjes së jashtëzakonshme dy javë më parë, zhvilloi sot mëse dy orë bisedime me Gjeneralin Musharraf në Islamabad. Ende nuk ka patuir komente nga zyrtarët amerikanë lidhur me takimin. Pritej që zoti Negroponte t’i bënte presion Gjeneralit Musharraf për heqjen e gjendjes së jashtëzakonshme dhe për garantimin e zgjedhjeve demokratike të planifikuara për në fillim të janarit.

Ndërkohë, një ndër mediat kryesore të vendit thotë se qeveria e ka detyruar të mbyllë transmetimet për jashtë pas mbylljes më parë të programeve të brendshme. Presidenti i televizionit Geo i tha Zërit të Amerikës se rrjeti i tij nuk do të nënshkruajë një kontratë të re transmetimi sepse sipas tij, ajo lejon zyrtarët të hyjnë sipas dëshirës në zyrat e televizionit, të konfiskojnë pajisje dhe të arrestojnë punonjësit. //rd//

XS
SM
MD
LG