Lidhje

Rusia: Irani ka bërë përparim në informacionet bërthamore


Ministria e Jashtme e Rusisë thotë se një raport i Agjencisë së Kombeve të Bashkuara për armët bërthamore mbi Iranin, tregon se Teherani ka bërë përparim drejt sqarimit të veprimtarive të tij bërthamore në të kaluarën.

Por, një zëdhënës i kësaj ministrie, tha sot se raporti nuk është, siç u shpreh ai, “një diagnozë pozitive përfundimtare” lidhur me programin bërthamor të Iranit. Ai tha se deri tani Agjencia Ndërkombëtare e Energjisë Atomike nuk mund të konfirmojë mungesën e veprimtarive të padeklaruara në Iran.

Zëdhënësi rus tha se Iranit i mbetet ende shumë për të bërë në bashkëpunimin me këtë agjenci. Ai i bëri gjithashtu thirrje Teheranit që të pezullojë pasurimin e uraniumit, siç kërkohet nga Këshilli i Sigurimit i OKB-së, duke e cilësuar një hap të tillë si shumë të rëndësishëm.

Shefi i politikës së jashtme të Bashkimit Evropian, Havier Solana, u bëri thirrje zyrtarëve iranianë që të takohen me të këtë javë për të diskutuar mbi programin bërthamor të Iranit. Deri në fund të nëntorit, zoti Solana do t’u paraqesë 6 fuqive botërore një raport mbi ambiciet bërthamore të Iranit.//lk

XS
SM
MD
LG