Lidhje

Vërshime masive në Evropën Juglindore, të paktën 2 të vdekur në Greqi


Vërshime masive në Evropën juglindore kanë shkaktuar përmbytjen e fshatrave dhe fermave në Bullgari dhe mbytjen e të paktën 2 personave në Greqi.

Ekipet e shpëtimit në një zonë të goditur më rëndë në Bullgarinë jugore mbyllën minierat e qymyrit dhe u përpoqën të lokalizonin banorët e dhjetra shtëpive që vazhdojnë të jenë të mbuluara nga uji.

Zyrtarët që po e ndjekin nga afër gjendjen shprehën shqetësim për vërshime të tjera, për shkak të rritjes së madhe të nivelit të ujërave në digat bullgare në kufi me Greqinë. Në Greqinë veriore është vendosur gjendja e jashtëzakonshme.

Në jug të vendit, në rajonin e Peleponezit, ekipet e pastrimit punuan në kushtet e vështira të rrëshqitjes së dheut, për shkak shirave të rrëmbyer. Një pjesë e kësaj zone u shkatërrua nga zjarret e pyjeve gjatë muajve të verës. //iç//

XS
SM
MD
LG