Lidhje

Sarkozi i kërkon Kinës të vlerësojë juanin


Presidenti francez Nikola Sarkozi i bëri thirrje Kinës të lejojë një rritje më të madhe në vlerë të monedhës së saj, juanit, përpara se sufiçiti i saj tregtar me vendet e tjera të marrë përmasa të papërballueshme për botën.

Presidenti francez i bëri komentet në një fjalim që mbajti përpara udhëheqësve francezë dhe kinezë të biznesit, në ditën e parë të vizitës së tij në Kinë. Vizita do të zgjasë tri ditë. Zoti Sarkozi tha se Kina ka një rol të rëndësishëm për të luajtur në konsultim me lojtarët e tjerë në skenën botërore. Ai bëri thirrje për një baraspeshë të drejtë mes monedhave kryesore, dollarit, euros, jenit dhe juanit.

Gjatë vizitës së tij, zoti Sarkozi pritet të takohet me Presidentin kinez Hu Gjin Tao dhe udhëheqës të tjerë kryesorë, për të diskutuar mbi mjedisin, lidhjet ekonomike dhe tregëtare si dhe çështje të tjera. Ata do të bisedojnë gjithashtu lidhur me dy marrëveshje në diskutim e sipër që kanë të bëjnë me energjinë bërthamore dhe transportin ajror. //rd//

XS
SM
MD
LG