Lidhje

Hollivudi nxjerr filmin e dytë tre-dimensional


Greva e skenaristëve të Hollywoodit ka hyrë në një fazë të re, mbasi përfaqësues të skenaristëve po zhvilloinë takime me përfaqësues të biznesit të filmave. Ndërkohë kinematë amerikane kanë ditë që janë pushtuar nga filmi tre dimensional “Beowulf”. Mbas filmit “të 300-tët”, ky është filmi i dytë i realizuar me këtë teknologji i cili ka tërhequr vëmendjen e shikuesit.

I konsideruar si një prej thesareve të letërsisë mesjetare të Anglisë, “Beowulf” tregon historinë e një luftëtari i cili sfidon dhe mund tre armiq që i përkasin një bote tjetër. John Hirsh është profesor i anglishtes në universitetin Georgetown dhe i specializuar në letërsinë mesjetare të këtij vendi. Ai tha se pavarësisht se “Beowulf” i ka rrënjët në paganizëm, kanë qenë priftërinjtë kristianë të cilët e kanë ruajtur dhe trashëguar këtë histori. “Sikurse në këtë poemë, dhe në të tjera të periudhës mesjetare, fjala Krisht nuk shfaqet. Por fjala Zot, po - ai thirret Triton, dhe ka njerëz si unë që besojmë se fjala e përdorur në poem nënkupton Krishtin, pra ka domethënie pëikërisht për emrin e tij”.

“Beowulf “ është gjetur si tekst rreth viteve 1000, dhe tani është në libraritë britanike. Por ka ende debate nëse ky është teksi origjinal, apo kopja e një teksi më të hershëm. Por sa më i hershëm mund të jetë ai? JOHN HIRSH “ Studiuesit mendojnë të marrin të mirëqenë që teksti daton në fillim të shekullit të tetë.

Por në vitin 1980 u hodh një ide e cila pështjelloi mendimet e deriatëhershme, sipas së cilës askush nuk e di se kur është shkruar vërtetë”Beowulf”. Por unë mendoj se i përketë shekullit të 9”. Filmi mund të ketë disa ndryshime nga poema origjinale, por Hirsh thotë se do t’a shohë filmin. “Do t’a shoh patjetër, pasi pavarësisht se nuk do t’ua caktoj si detyrë studentëve të mij, unë do shtroj pyetjen në leksionin e ardhshëm se sa të ndryshme janë versioni i filmit nga ai i poemës”.

Por duket se shikuesit e filmit nuk janë shumë të interesuar se cila është data e poemës së “Beowulf” Për ta me interes është të shohin Anxhelin Zholi, në versioni tredimoensional përshtatur me veshjet e mesjetës. Për të ky film dhe ky rol është mjaft i bukur dhe interesant.

Heroi i filmit Beowulf ndeshet me tre armiqtë e tij, Greoful, të jëmën e tij, si dhe një dragua. Në këtë film shndrit një ekip aktorësh të famshëm, si Anthony Hopkins, John Malkovic, Angelina Jolie e të tjerë. Buxheti i filmit vlerësohet në rreth 150 milion dollarë.//rd//

XS
SM
MD
LG