Lidhje

Vidhen 2 milionë dollarë në aeroportin e Sarajevës


Autoritetet në Bosnje-Hercegovinë thanë se 4 burra të veshur si policë vodhën dje gati 2 milionë dollarë nga aeroporti i Sarajevës. Autoritetet thanë se personat në fjalë hynë në departamentin e ngarkesave të aeroportit dhe e ngarkuan sasinë e të hollave në një makinë me të cilën ikën.

Agjencia e lajmeve "Associated Press" bëri të ditur se makina dhe një sasi armësh automatike u gjetën më vonë në mes të flakëve në një bazë ushtarake të abandonuar afër kryeqytetit. Zjarrfikësit thanë se e patën të vështirë të shuanin zjarrin, për shkak të municioneve që shpërthenin në makinën që digjej. Media lokale njoftoi se fondet ishin planifikuar të transferoheshin në një bankë lokale.//lk

XS
SM
MD
LG