Lidhje

Të rejat në kinematë amerikane


Nikolas Cage i rikthehet sërish ekranit të gjerë, kësaj rradhe me filmin”Thesaret Kombëtare- Libri i sekreteve”. Një buxhet prej 100 milion dollarësh bëri të mundur realizmin e këtij filmi i cili prej 21 dhjetorit do të jetë në kinemtë amerikane. Ndërkohë që filmi “August Rush” po shfaqet në kinematë amerikane, por pa suksesin e pritur nga realizuesit te tij.

Nicolas Cage, Helen Mirror, John Voight, Justin Burtha, Diana Kruger, janë aktorët që interpretojnë në filmin National Trasure, Book of Secrets. Ben Gates, interpretuar nga Nicolas Cage, përfshihet sërish në aventurat kërkimore, kësaj rradhe për të zbuluar misteret rreth komplotit të vrasjes së ish-presidentit ameirkan Linkoln. 18 faqe që mungojnë nga ditari i gjyshit të tij, e shtyjnë Ben që të gjurmojë misterin mbi vrasjen e Linkoln. Në këtë rrugëtim, ndërthuren mjaft linja, personazhe, histori e aventura. Vetë protagonisti Cage, thotë se ndjehet mirë në këtë rrol, por për të pjesët më të vështira për t’u interpretuar nuk ishin pjesët aksion, por ato me llogaritjet matematikore. "Nuk kam qenë asnjeherë mirë në matematikë, dhe më duhej të interpretoja një njeri mjaft të zotë në këtë fushë. Nuk ishte e lehtë të isha i besueshëm"- thotë aktori 43 vjeçar.

Ky film është vazhdimi i filmit National Traesure i viti 2004. Fitimet e mëdha që solli ky film atëherë, e rikthyen sërish në vëmendjen e producentëve realizmin e një tjetër filmi, me të njëjtët personazhe, por me një tjetër aventurë. Filmi do të nis paraqitjen në kinematë amerikane në datën 21 dhjetor. Buxheti i filmit llogartitet në 100 mijë dollarë.

***Duket si një Oliver Twist i kohëve moderne. Ky është pak a shumë filmi August Rush, i cili po shfaqet në kinematë amerikane.Një histori dashurie, e cila nis një mbrëmje në New York dhe mbaron po atë natë, por asnjë nga protagonistët nuk e di që atë natë, është nisur një jetë. Layla, një çeliste e famshme, dashurohet me kitarrisitin Irlandez Louis. Një dashuri me shikim të parë, e paragjykuar dhe ndaluar forcërisht nga i ati i Lajlës. Fëmija që lind nga kjo lidhje quhet August Rush, dhe ka një dhunti të njohë njerëzit përmes muzikës. I bindur se nëpërmjet tingujve do të gjej prindërit e tij, ai përcjell vitet e jetës në një jetimore në New York. Kritika nuk është treguar mjaft e butë me këtë film, pasi ata shohoin subjektin tejet sentimental, por deri tani shikueshmëria e tij nuk është e ulët. Buxheti i filmit llogaritet në 25 milion dollarë. //rd//

XS
SM
MD
LG