Lidhje

Nasa shtyn nisjen e anijes Atlantis për në janar


Agjencia amerikane e hapësirës shtyu për në janar nisjen e anijes Atlantis për shkak të problemeve me sistemin e sensorëve të karburantit të anijes.

Një zëdhënës i Nasës tha sot se anija nuk do të niset para 2 janarit të vitit 2008. Atlantis duhej të nisej sot në hapësirë por Nasa e anuloi lëshimin pasi një nga sensorët e serbatorit të karburantit me hidrogjen nuk funksiononte si duhej. Një përpjekje tjetër të enjten u anulua pasi dy nga katër sensorët nuk funksiononin.

Sistemi i sensorëve shkakton mbylljen e motorëve në rast se anija papritur mbetet pa karburant. Atlantis do të shkojë në një mision 11 ditor për të dërguar një laborator në Stacionin Ndërkombëtar Orbital. //rd//

XS
SM
MD
LG