Lidhje

Çeku: Qeveria e Kosovës ka përmbushur misionin e saj


Kryeministri në largim i Kosovës, Agim Ceku, në përfundim të mandatit të tij, e ka vlerësuar të suksesshme punën e qeverisë së Kosovës, e cila sipas tij, ka përmbushur misionin e saj. Zoti Çeku, gjatë një konference shtypi, ku paraqiti raportin e punës dyvjeçare të kabinetit të tij, tha se qeveria e drejtuar nga ai e ka bërë gati Kosovën për pavarësi, duke përmbushur kështu qëllimin kryesor të saj.

“Mbi të gjitha jam më se krenar që sot para jush, para opinionit, të mund të deklaroj që ne e kemi bërë Kosovën gati për pavarësi dhe ky është mesazhi ynë, dhe ky është raporti që kjo qeveri dhe unë si kryeministër ia jap popullit të Kosovës. Kosova është e gatshme për pavarësi por të arriturat tona aktivitete tona, diplomacia e jonë realiteti i krijuar në Kosovë e ka bërë të gatshme edhe bashkësinë ndërkombëtare për ta njohur pavarësinë e Kosovës. Dhe mendoj se ky ka qenë misioni i jonë që ta sjellim Kosovën deri në këtë pikë për ta deklaruar pavarësinë e saj dhe kjo pavarësi të njihet nga bashkësia ndërkombëtare. Duke shikuar nga ky prizëm në deklarojmë se misioni është përmbushur", tha zoti Çeku.

Kryeministri në largim tha se qeveria e Kosovës gjatë periudhës dyvjeçare është ballafaquar me sfida shumë të mëdha, ku një ndër sfidat kryesore ka qenë veriu i vendit.

Zoti Çeku pranoi se ka dështuar që të shtrijë autoritetin e qeverisë edhe në pjesën veriore të Kosovës, ku edhe tetë vitet pas përfundimit të luftës veprojnë strukturat paralele serbe nën autoritetin e Beogradit.

Ai tha se gjatë kësaj periudhe nuk ka mundur të bëjë më tepër, pasi që sipas tij, ai nuk ka qenë shefi i vetëm i ministrave të tij, të cilët më tepër i kanë dhënë llogari gjatë kësaj kohe partive të tyre, Lidhjes Demokratike të Kosovës, përkatësisht Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës. Zoti Çeku, i cili është kryeministri i tretë i koalicionit qeveritar LDK-AAK, tha se është gati për t'i dorëzuar mandatin kryeministrit të ri të vendit, Hashim Thaçi, të cilin sipas tij e presin jo pak sfida gjatë mandatit të tij. //ad//

XS
SM
MD
LG